LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 5 majin

Pranvera po kthehet

Hënë, 4 Maj 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 5 majin

FOTO: Dimitrina Donçeva

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë midis 3 dhe 8°. Për Sofjen, pritet të jetë 4°. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas mesditës, kryesisht mbi Bullgarinë Jugore, do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në disa vende të izoluara do të ketë shi të lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veri-verilindore, e cila do të orientohet nga lindja-juglindja në fund të ditës. Temperaturat maksimale do të jenë nga 20 deri në 25°, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – pak më të ulëta. Në kryeqytet, do të jetë rreth 21°. 

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 17°. Temperatura e ujit të detit është rreth 12-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3 ballë. 

Në male, do të jetë kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave rreth mesditës dhe pas mesditës. Vetëm në disa vende të izoluara do të ketë reshje të lehta shiu, në majat më të larta të Rillës dhe Pirinit do të bjerë borë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 12°, në 2000 m do të jetë rreth 5°. 

Të mërkurën do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të larta të shpërndara. Në orët e pasdites, mbi malet në Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende të izoluara do të ketë shira dhe bubullima. Era do të jetë e lehtë, kryesisht nga juglindja dhe moti do të vazhdojë të ngrohet, temperaturat maksimale do të arrijnë 26°-28°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva