LAJME

Artikull

Kabineti i përkohshëm dhe BE ranë dakord të zgjasin afatin e reformave gjyqësore

Hënë, 4 Maj 2026, 15:38

Kabineti i përkohshëm dhe BE ranë dakord të zgjasin afatin e reformave gjyqësore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria e përkohshme ka rinegociuar me Komisionin Evropian një zgjatje të afatit për miratimin e legjislacionit kundër korrupsionit. Kjo shtyn rrezikun që Bullgaria të humbasë para sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov.

Kërkesa për të ngritur një komision antikorrupsion dhe për të mundësuar një hetim ndaj Prokurorit të Përgjithshëm — fillimisht e lidhur me pagesat e dyta dhe të treta të Planit — është shtyrë për këstin e katërt dhe të pestë, ose deri më 31 gusht. Më 4 maj, afati për miratimin e reformave kundër korrupsionit skadoi në mënyrë që Bullgaria të mos humbiste përgjithmonë miliona nga Plani. Megjithatë, Brukseli e ka marrë si një shenjë pozitive që qeveria e përkohshme ka miratuar tekstet e reformave të nevojshme në legjislacion dhe ato janë në regjistrin e parlamentit të ri.

Kështu, vendi ruan mundësinë për të marrë 2.9 miliardë euro sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, shpjegoi Zëvendëskryeministrja Maria Nedina.

 

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva