Artikull
Këshilli Fiskal rekomandoi më pak shpenzime për administratën në vitin 2026
Hënë 4 Maj 2026 17:11
Hënë, 4 Maj 2026, 17:11
FOTO: BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Këshilli Fiskal i rekomandon qeverisë së re të rregullt të Bullgarisë ruajtjen e taksës së sheshtë dhe kufizimin e shpenzimeve në buxhet për vitin 2026, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare, duke iu referuar një dokumenti të institucionit. Sipas këshillit, normat e ulëta tatimore janë një përparësi për Bullgarinë; të ardhurat po rriten me ritme të mira, por ekziston një problem në pjesën e shpenzimeve të buxhetit. Rekomandohet heqja e rritjeve automatike të pagave dhe pensioneve, veçanërisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi ato e rrisin inflacionin. Propozohet barazimi i barrës së sigurimeve shoqërore për të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe nëpunësit shtetërorë, si dhe ristrukturimi i disa institucioneve me funksione të mbivendosura – për shembull, përmes uljes së numrit të ministrive. Largimi nga puna i punonjësve që kanë arritur moshën e pensionit gjithashtu shihet si një masë për kufizimin e shpenzimeve.
Për vitin 2025, deficiti është 3,5% e prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që maksimumi i lejuar sipas Paktit të Stabilitetit është 3%. Sipas këshillit, arsyeja kryesore janë rritja e shpenzimeve sociale dhe e pagave, të cilat kontribuojnë në presionin inflacionist.
Redaktoi:
Miglena Ivanova Përgatiti në
shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova