Artikull
“Bullgaria Demokratike” kërkon verifikim të gjendjes pasurore të Peevskit
Hënë 4 Maj 2026 17:44
Hënë, 4 Maj 2026, 17:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Bullgaria Demokratike” këmbëngul për krijimin e një komisioni parlamentar për verifikimin e gjendjes pasurore të liderit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, Deljan Peevski. Në një njoftim për mediat nga koalicioni bëhet e ditur se do të paraqesin në Kuvend një projektvendim për krijimin e një komisioni që do të sqarojë faktet lidhur me mospërputhje të rëndësishme midis të ardhurave të deklaruara zyrtarisht, gjendjes pasurore, shpenzimeve të mëdha dhe standardit real të jetesës së Deljan Peevskit.
Në njoftimin për mediat theksohet se në sinjalet tashmë të paraqitura pranë Komisionit për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, Administratës Kombëtare të Tatimeve dhe prokurorisë nga “Lëvizja Po, Bullgaria”, janë paraqitur të dhëna të shumta, të bazuara në informacion publik, sipas të cilave ekzistojnë mospërputhje të konsiderueshme midis të ardhurave të deklaruara nga Peevski dhe të dhënave në raportet financiare vjetore të shoqërive në të cilat ai është ose ka qenë pronar i vetëm i kapitalit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova