Artikull
Ilijana Jotova: Kërkojmë përshpejtimin e ndërtimit të Korridorit №8
Hënë 4 Maj 2026 18:07
Hënë, 4 Maj 2026, 18:07
FOTO: Qendra e Shtypit e Presidencës
Madhësia e shkronjave
Ndërlidhja është garanci për sigurinë tonë të përbashkët – nga ekonomia deri te mbrojtja. Bullgaria nuk është vetëm një partner aktiv, por edhe një shtytës i këtyre proceseve. Këtë e deklaroi presidentja Ilijana Jotova gjatë Samitit të Tetë të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin armen Jerevan. “Është më se e nevojshme që projektet kombëtare të gjejnë vendin e tyre në ndërlidhjen tonë të përbashkët gjeografike dhe ekonomike. Evropa Juglindore është një urë strategjike midis kontinentit tonë, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Koha e krizave hap mundësi të reja”, theksoi Jotova.
Kreu i shtetit vuri në dukje se vendi ynë kërkon përshpejtimin e ndërtimit të Korridorit №8, i cili do të lidhë Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – në praktikë duke lidhur Detin Adriatik me Detin e Zi. Ajo theksoi se këto projekte janë të rëndësishme për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të kontribuojnë në ndërlidhjen dypalëshe, si edhe në arteriet e transportit në të gjithë Evropën. Presidentja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Korridorit të Transportit Transkaspik, i cili do të përmirësojë lidhjet midis Evropës dhe Azisë.
Kreu i shtetit theksoi sërish sa e rëndësishme është ndërtimi i një ure tjetër mbi lumin Danubi dhe përfundimi i lidhjes së transportit midis qyteteve Silistra dhe Këllërash.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova