MUZIKË

Artikull

Eva Bell këndon për “Dashurinë e pamundur”

Martë, 5 Maj 2026, 04:55

Eva Bell këndon për “Dashurinë e pamundur”

FOTO: YouTube / Eva Bel

Madhësia e shkronjave

“Dashuria e pamundur” është kënga më e re e Eva Bell – pseudonimi pas të cilit qëndron këngëtarja Eva Beljovska. Ajo është gjithashtu autore e tekstit, i cili është i mbushur me mesazhe intime, për të cilat Eva Bell thotë:

“Doja që kënga të tingëllonte si një rrëfim – shumë e butë, emocionale, me hapësirë për zërin dhe tekstin. Kjo është një baladë, në të cilën historia është më e rëndësishmja. “Dashuria e pamundur” lindi nga ajo ndjesi kur dy njerëz takohen, mes tyre ndizen shkëndija, por për ndonjë arsye nuk mund të jenë bashkë. Ndonjëherë është koha, ndonjëherë largësia, ndonjëherë thjesht jeta që merr drejtime të ndryshme. Por dashuria, megjithatë, mbetet. Mesazhi nuk është i trishtuar, por më tepër i bukur. Ndonjëherë dashuria nuk është zotërim. Ajo është thjesht një kujtim, frymëzim ose një mësim. Dhe edhe kur është e pamundur, ajo prapë na bën më të thellë dhe më njerëzorë.”

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova