Martë 5 Maj 2026 09:00
Martë, 5 Maj 2026, 09:00
FOTO: Parlamenti Evropian
Madhësia e shkronjave
Nuk u zbuluan incidente serioze që lidhen me përpjekjet për ndërhyrje nga jashtë gjatë zgjedhjeve për Asamblenë e 52-të Kombëtare, tha Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në detyrë Velizar Shallamanov në një debat në komitetin e posaçëm për Mburojën Demokratike Evropiane në Parlamentin Evropian në Bruksel. Sipas Shallamanov, sulme të kufizuara kibernetike u vunë re vetëm në orët e fundit të ditës së zgjedhjeve.
Gazetari investigativ Hristo Grozev tha se është krenar që "Bullgaria aktivizoi sistemin e reagimit të shpejtë për zgjedhjet parlamentare, por reagimi evropian nuk u aktivizua deri në fund".
"Në Bullgari u aktivizuan teknika zgjedhore që janë të njohura si jashtë shtetit, ashtu edhe në Rumani dhe Hungari" - tha Grozev. Sipas tij, pati veprime të koordinuara midis tre forcave politike - "Bullgaria Progresive", "DPS - Fillimi i Ri" dhe "Ka një Popull të Tillë", raporton korrespondentja e BNR në Bruksel Angelina Piskova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva