LAJME

Artikull

Eurodeputetët bullgarë sfidojnë raportin e BE-së për Maqedoninë e Veriut

Martë, 5 Maj 2026, 10:59

Eurodeputetët bullgarë sfidojnë raportin e BE-së për Maqedoninë e Veriut

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Raportuesi i BE-së Thomas Weitz propozon tekste në raportin për Maqedoninë e Veriut që vënë në pikëpyetje parimet kryesore të Parlamentit Evropian dhe vendosin precedentë të rrezikshëm. Formulimi minon politikat e përcaktuara në kornizën negociuese midis BE-së dhe Shkupit.

Ky qëndrim u shpreh nga eurodeputetët bullgarë Ivajllo Vëllçev nga grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë dhe Stanisllav Stojanov nga grupi i Evropës së Kombeve Sovrane në komentet e dërguara Weitz-it, raportoi BGNES.

Pozita mbështetet nga të gjithë eurodeputetët bullgarë në një letër të posaçme dërguar raportuesit, raportuesve në hije, koordinatorëve të politikës së jashtme të grupeve politike në PE dhe udhëheqjeve të grupeve.

Vëllçev dhe Stojanov theksojnë se çështjet kryesore dhe vijat e kuqe të ngritura në mbi 100 amendamente në raportin e paraqitur nga përfaqësuesit bullgarë nuk janë reflektuar në mënyrë të përshtatshme dhe po krijojnë përsëri precedentë të rrezikshëm.

Të dy këmbëngulin që shqetësimet dhe qëndrimet e tyre të pasqyrohen në mënyrë të përshtatshme në tekstet përfundimtare të kompromisit që do të votohen në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Letra është një apel drejtuar të gjitha institucioneve bullgare që të ndërmarrin veprime në kompetencat e tyre dhe të mbrojnë interesin kombëtar bullgar.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva