LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 6 majin

Dita e Shën Gjergjit do të jetë e ngrohtë dhe me diell

Martë, 5 Maj 2026, 19:25

Parashikimi i motit për 6 majin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Për Sofjen, pritet të jetë 6°. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell me vranësira të shpërndara të larta. Pasdite, do të zhvillohen vranësira mbi male dhe në disa vende do të ketë shira dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°. Në kryeqytet, do të jetë rreth 25°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, moti do të jetë me diell dhe me re të shpërndara. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16 deri në 18°. Uji i detit është rreth 12-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në male do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite, do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende do të ketë shira dhe bubullima. Do të ketë erë të lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja. Në pjesët më të larta era do të jetë nga veriu-veriperëndimi, por pas mesditës do të orientohet nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 16°, në 2000 m do të jetë rreth 8°.

Të enjten masa ajrore do të jetë e paqëndrueshme. Moti me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Lindore, por mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Në disa vende të caktuara do të ketë shi afatshkurtër, të shoqëruar me bubullima; është i mundur edhe breshër. Temperaturat minimale do të rriten dhe të enjten në shumicën e vendeve do të jenë midis 6 dhe 11°, por vlerat ditore do të ulen.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva