Artikull
Presidentja po zhvillon konsultime për të formuar një qeveri të rregullt
Martë 5 Maj 2026 17:35
Martë, 5 Maj 2026, 17:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me një thirrje për stabilitet, përgjegjësi dhe një plan të qartë për qeverisje, Presidentja Ilijana Jotova hapi konsultimet me forcat parlamentare, ku takimi i parë ishte me “Bullgarinë Progresive”.Në deklaratën e saj, ajo theksoi se pas zgjedhjeve, pritjet për fituesit janë tërësisht të lidhura me përgjegjësinë që ata kanë marrë përsipër. Në emër të “Bullgarisë Progresive”, në konsultime erdhën kryetari i grupit parlamentar të formacionit, Petër Vitanov, Anton Kutev, Gëllëb Donev dhe Vllado Nikollov. Vitanov premtoi fundin e krizës politike, ndërsa Donev shprehu shqetësime për deficitin buxhetor.Ish-kryeministri në detyrë Gëllëb Donev theksoi se deficiti është kryesisht për shkak të kostove të personelit, pensioneve dhe pagesave të sigurimeve shoqërore, të cilat do të çojnë në një numër negativitetesh dhe premtoi një ristrukturim të anës së shpenzimeve të buxhetit.
FOTO: BTA
Pas konsultimeve, Anton Kutev u tha mediave se vendi do të ketë një qeveri të rregullt deri të premten, më 8 maj. "Pas 5 vitesh vullnetarizëm buxhetor, ka ardhur koha për vendime të vështira", i tha presidentes zëvendëskryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev."Edhe pse roli i opozitës është të kritikojë, ju deklaroj se ne do të mbështesim disa vendime më të vështira, veçanërisht nëse ato kanë një profil reformist", tha Donçev.Ai gjithashtu deklaroi mbështetje për projektligjet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.Donçev beson se është plotësisht e mundur që legjislacioni antikorrupsion të miratohet deri më 31 gusht dhe bëri thirrje që kontrata e gazit me kompaninë shtetërore turke Botas të rishikohet.
FOTO: BTA
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) deklaroi në takimin e tyre me presidenten se do të jetë një opozitë konstruktive . "DPS do të këmbëngulë për një dialog normal midis partive politike dhe institucioneve. Ne do të punojmë për të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari bullgar", tha nënkryetarja e grupit parlamentar të "Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë" Ajten Sabri, e cituar nga BTA. Sabri theksoi se " Bullgarinë e pret një periudhë e vështirë".
FOTO: BTA
Shpresojmë që shumica dhe opozita do të gjejnë pikat e kryqëzimit që presin qytetarët bullgarë, tha presidentja Ilijana Jotova në takimin e saj me "Bullgarinë Demokratike" (DB).
Bashkëkryetari i "Po, Bullgarisë" Bozhidar Bozhanov, i cituar nga BGNES, theksoi se sipas DB, ndarja e Grupit Parlamentar në “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) dhe DB është joefektive, por prioritetet e shpallura para zgjedhjeve do të mbrohen. "Ne do të jemi një opozitë konstruktive, nuk do të heshtim kur dhe nëse qeveria devijon nga mandati i marrë nga qytetarët për të çmontuar modelin "Borisov - Peevski"", tha Bozhanov. Lidhur me politikat e qeverisë së ardhshme, ai theksoi se sipas DB, taksat nuk duhet të rriten, mekanizmat për rritjen automatike të pagave për administratën duhet të rishikohen, deficiti buxhetor duhet të jetë deri në 3%, nëpunësit civilë duhet të paguajnë kontributet e tyre të sigurimeve shoqërore dhe administrata duhet të reformohet. DB do të ofrojë propozime të krahut të djathtë për formimin e buxhetit që do të garantojnë stabilitetin e tij.
FOTO: BTA
“Qytetarët bullgarë dhanë një sinjal të qartë pas protestave të dhjetorit të vitit të kaluar se çfarë duhet të presim nga pushteti – mënyra e qeverisjes së shtetit që Borisov dhe Peevski kishin vendosur duhet të përfundojë. Kjo kalon përmes heqjes së mbrojtjes së tyre – nëse kanë nevojë të ruhen, le të jetë e qartë për qytetarët pse”, tha para presidentes Jotova lideri i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev. Ai gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor aktual të mos shpallë konkurse për emërimin e drejtuesve rajonalë të gjykatave, pasi sipas tij nuk ka mbështetje publike për këtë, njoftoi BNR “Horizont”. Si ish-ministër i financave, Vasilev u ndal edhe te situata ekonomike në vend, duke hedhur poshtë pretendimet për një gjendje të rëndë financiare. Sipas tij, shpenzimet në buxhetin e ardhshëm mund të optimizohen. Ai theksoi se duhet të bëhet një rishikim i pagave në administratën shtetërore dhe të ulet numri i ministrive.
FOTO: BTA
Nga “Vëzrazhdane” shprehën indinjatë ndaj propozimit të “Bullgarisë Progresive” për një tavan të ri të borxhit, duke paralajmëruar rrezikun që Bullgaria të hyjë në një spirale borxhi, si ajo në të cilën u përfshi Greqia. Ata i kërkuan presidentit të iniciojë një referendum për rikthimin e levës bullgare, njoftoi BTA.
FOTO: BTA
Redaktoi: Ivo Ivanov, Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva