LAJME

Artikull

Bullgaria kërkon ndihmë evropiane kundër pesticideve të ndaluara

Martë, 5 Maj 2026, 14:44

Angell Mavrovski dhe Ivan Hristanov

Angell Mavrovski dhe Ivan Hristanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ka kërkuar që ekipe nga vende të tjera evropiane të ndihmojnë në kontrollin e kufijve bullgarë, në mënyrë që të parandalohet importi i pesticideve të ndaluara, njoftoi drejtori i Agjencisë së Ushqimit, Angell Mavrovski. Sipas ministrit në detyrë të bujqësisë, Ivan Hristanov, është e domosdoshme një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si ruhet kufiri bullgar, raportoi gazetarja Veselina Millanova.

Mbi 60 ton pesticide të paligjshme janë zbuluar gjatë dy muajve të fundit nga inspektorët. Zbulimi i fundit i madh është bërë në një bazë të prodhuesit më të madh të drithërave në vend, në zonën e qytetit Svishtov. “Këto pesticide nuk janë ndaluar rastësisht në Bashkimin Evropian, sepse shkaktojnë sëmundje onkologjike”, tha Hristanov. Sipas tij, sasi të vogla hyjnë në vend përmes portit të Burgasit, ndërsa vëllimet e mëdha përmes pikës kufitare “Kapitan Andreevo”, si dhe përmes “Lesovos” përmes tregtisë së bagazheve. Sipas ministrit, mbi këto kanale të paligjshme shtrihet mbrojtja e personave të caktuar, prandaj nevojitet një ndryshim rrënjësor i personelit që merret me ruajtjen e kufijve.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova