Artikull
Sofja është mikpritëse e festivalit të animacionit “Kukeri i Artë”
Mërkurë 6 Maj 2026 04:15
Mërkurë, 6 Maj 2026, 04:15
FOTO: facebook.com/GoldenKuker2011
Madhësia e shkronjave
Festivali i Filmit të Animuar “Kukeri i Artë – Sofje” do të zhvillohet nga 6 deri më 10 maj në sallën “Veza” të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, njoftuan nga Qendra Kulturore e universitetit. Filmat më të mirë, të vlerësuar nga juria e festivalit, do të shpërblehen në ceremoninë e 10 majit. Në garë marrin pjesë filma nga Bullgaria, India, SHBA-ja, Moldavia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Hungaria dhe vende të tjera. Do të shfaqet edhe filmi i shkurtër nga Franca i Teodor Ushevit “Jeta me një idiot” (La vie avec un idiot).
Përveç shfaqjeve, programi i edicionit të 17-të të festivalit përfshin edhe punëtori dhe diskutime të lidhura me artin e animacionit.
Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Kukeri i Artë – Sofje” filloi aktivitetin e tij në tetor 2010 dhe është festivali i parë i artit të animacionit në Bullgari të shekullit të ri. Organizatorët thonë se festivali shërben si urë lidhëse mes profesionistëve nga e gjithë bota dhe prezanton më të mirën e animacionit bullgar dhe atij botëror.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova