LAJME

Artikull

Avionë F-16 Block 70 dhe MiG-29 do të fluturojnë mbi Sofje më 6 maj

Mërkurë, 6 Maj 2026, 04:40

Avionë F-16 Block 70 dhe MiG-29 do të fluturojnë mbi Sofje më 6 maj

FOTO: BТА

Madhësia e shkronjave

Dita e Trimërisë dhe festa e Ushtrisë Bullgare – 6 maji – do të shënohet në kryeqytet me bekimin e flamujve luftarakë dhe flamujve të shenjtë. Ceremonia solemne do të nisë në orën 10:00 para monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje, me fluturimin e një helikopteri që mban flamurin kombëtar të Republikës së Bullgarisë, njofton në faqen e saj Ministria e Mbrojtjes. Në ritual do të marrin pjesë kompani përfaqësuese nga Garda Kombëtare dhe Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale, një togë flamurtarësh me flamujt e shenjtë, Orkestra Frymore Përfaqësuese e Gardës dhe Orkestra Frymore Përfaqësuese e Forcave Tokësore. Bekimi do të kryhet nga Patriku bullgar Daniill.

Në fund të ceremonisë, mbi sheshin “Aleksandër Nevski” do të fluturojnë avionë C-27J “Spartan”, Su-25, F-16 Block 70 dhe MiG-29.

Në orën 12:00, para Presidencës do të zhvillohet ndërrimi solemn i rojës së nderit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova