Artikull
Dëgjuesit e BNR e zgjodhën Lija Petrovën si "Muzikantja e Vitit 2025"
Mërkurë 6 Maj 2026 09:58
Mërkurë, 6 Maj 2026, 09:58
Lija Petrova
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Violinistja Lija Petrova fitoi çmimin "Muzikantja e Vitit 2025". Rezultatet e edicionit të 35-të të sondazhit kombëtar u shpallën në transmetimin e programit "Allegro Vivace" në programin "Horizont" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), e cila e organizoi atë.
Violinisti Svetlin Rusev fitoi çmimin "Projekti Muzikor i Vitit" për koncertin e dyfishtë "Në Kufijtë e të Pamundurës" (Ad limites impossibilitatis). "Ansambli i Vitit" ishte Kori Rinor i Dhomës "Ohana" me dirigjent Dimitër Kostancaliev.
Në kategorinë "Muzikanti i Ri i Vitit", harpistja Nikoll Samareva mori më shumë vota.
Çmimi special "Ollga Kamburova", i cili përcaktohet nga ekipi i programit "Allegro Vivace" në mbështetje të talenteve të reja, është për dyshen e perkusionit Agleja Kaneva - Aleksandër Viçev.
Çmimet do të ndahen në një ceremoni solemne me një koncert gala të fituesve të çmimeve më 29 qershor në Sofje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva