LAJME

Artikull

Shoferët bullgarë kërkojnë rrugë më të mira dhe kontroll më të rreptë

Mërkurë, 6 Maj 2026, 13:06

Aleksandër Kostadinov

Aleksandër Kostadinov

FOTO: Shoqata e Prodhuesve të Automobilave

Madhësia e shkronjave

85% e shoferëve aktivë tregojnë infrastrukturën e keqe si arsyen kryesore për aksidentet rrugore në vend, ndërsa 73% – mungesën e kontrollit efektiv. Këtë e tregon një studim kombëtar mbi qëndrimet ndaj automjeteve, i paraqitur nga Shoqata e Prodhuesve të Automobilave.

Bullgaria është ndër vendet e para për numrin e viktimave në aksidente rrugore dhe për ndotjen e ajrit në qytete, theksoi kryetari i Shoqatës, Aleksandër Kostadinov.

Studimi tregon se njerëzit presin veprime reale – rrugë më të mira dhe kontroll më të rreptë.

"Na befasoi fakti që 89% e të anketuarve e konsiderojnë ajrin në qytetet tona të ndotur. 72% janë të vetëdijshëm se ndotja e ajrit çon në vdekje të parakohshme të dhjetëra mijëra njerëzve dhe se duhet të merren masa urgjente", tha Kostadinov.

Shoqata do të insistojë që qeveria e re të ndërmarrë një strategji kombëtare për mobilitetin, e cila të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva