Artikull
Parashikimi i motit për 7 majin
Mbetet ngrohtë, por mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të jetë me vranësira dhe do të ketë reshje
Mërkurë 6 Maj 2026 18:45
Mërkurë, 6 Maj 2026, 18:45
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të
enjten
temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 7 dhe 12°. Për Sofjen pritet të jenë
9°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të konsiderueshme mbi pjesët perëndimore
dhe qendrore të vendit, ku pasditja në disa zona do të sjellë reshje të
shkurtra dhe bubullima. Në Bullgarinë Lindore, në orët para mesditës do të ketë
vranësira të ulëta, të cilat rreth dhe pas mesditës në shumicën e vendeve do të
shpërndahen dhe do të pakësohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga
lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 deri në 27°, ndërsa
përgjatë bregdetit deri në 13°. Në kryeqytet do të jenë rreth 21–22°.
Në
bregdet do
të ketë vranësira të ulëta të dendura dhe dukshmëri të reduktuar. Rreth dhe pas
mesditës vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen, duke u bërë
kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat
maksimale do të jenë nga 12 deri në 16°. Uji i detit është rreth 13–14°.
Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në
male do
të jetë kryesisht me vranësira. Pasditja në masivet e gjysmës perëndimore të
vendit do të sjellë reshje të shkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë deri
mesatare, ndërsa në majat më të larta përkohësisht e fortë nga
jugu-jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth
17°, ndërsa në 2000 m rreth 9°.
Të premten do të vazhdojë zhvillimi i vranësirave të tipit reshje-shtrëngata dhe rreth e pas mesditës në shumë zona – të premten në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa të shtunën edhe në Bullgarinë Lindore – do të ketë reshje të shkurtra të shoqëruara me bubullima. Të premten do të jetë pothuajse pa erë, ndërsa të shtunën me erë të lehtë nga veri-veriperëndimi. Në pjesën më të madhe të vendit temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 15°, ndërsa maksimale ndërmjet 20 dhe 25°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva