LAJME

Artikull

U përshëndetën ushtarakët bullgarë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë

Mërkurë, 6 Maj 2026, 14:16

Gjeneral major Stanimir Hristov

Gjeneral major Stanimir Hristov

FOTO: armymedia.bg

Madhësia e shkronjave

Misionet ushtarake bullgare jashtë vendit janë shembull profesionalizmi, disipline dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, deklaroi për “Nova Televizija” komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave, gjeneral major Stanimir Hristov.

Ai u dërgoi urime të gjithë ushtarakëve bullgarë në misione jashtë vendit me rastin e festës së Ushtrisë Bullgare, 6 maj, duke u uruar shëndet dhe sukses.

Sipas tij, në Kosovë shërbejnë 130 ushtarakë bullgarë, prej të cilëve 8 janë gra. Pjesëmarrja bullgare në misionin e NATO‑s, KFOR, ka filluar në vitin 2000. Deri tani, mbi 2000 ushtarakë bullgarë kanë marrë pjesë në mënyrë rrotulluese. Kontingjenti është i shpërndarë në Pejë dhe në Prishtinë. Misioni i tyre është patrullimi, ruajtja e sigurisë dhe parandalimi i përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet grupeve etnike. Ai e përshkroi situatën në Kosovë si relativisht të qetë, por paralajmëroi se paqëndrueshmëria politike mund të sjellë shpejt tension.

Gjeneral major Stanimir Hristov kujtoi se Bullgaria ka përvojë shumëvjeçare në misione të tilla, përfshirë pjesëmarrjen në Bosnje e Hercegovinë që nga viti 1997, ku gjithashtu ka ushtarakë bullgarë që kryejnë detyra në shtab.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva