LAJME

Artikull

U nderuan ushtarët bullgarë të rënë për lirinë e Maqedonisë

Mërkurë, 6 Maj 2026, 14:58

U nderuan ushtarët bullgarë të rënë për lirinë e Maqedonisë

FOTO: Fondacioni "Kujtesa Bullgare"

Madhësia e shkronjave

Për të njëzetën vit radhazi, memoriali ushtarak bullgar në Novo Sello, në Maqedoninë e Veriut, mblodhi qindra të ftuar dhe përfaqësues zyrtarë që shënuan 6 majin, Ditën e Trimërisë dhe të Ushtrisë Bullgare, njofton BNT.

Ceremonia u organizua së bashku nga ambasada bullgare në Shkup, Ministria e Mbrojtjes dhe Fondacioni “Kujtesa Bullgare”.

FOTO: Fondacioni "Kujtesa Bullgare"

Në Novo Sello ndodhen varret e 71 heronjve – oficerë dhe ushtarë të rënë gjatë Luftës Ndërmjet Aleatëve, Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Varreza ushtarake bullgare është një nga të paktat që kanë mbijetuar në Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 471 varreza ushtarake.

FOTO: Fondacioni "Kujtesa Bullgare"

Ceremonia nisi me një meshë përkujtimore të shërbyer së bashku nga përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe asaj Bullgare. Ajo u udhëhoq personalisht nga Mitropoliti i Strumicës, Naum.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Fondacioni "Kujtesa Bullgare"