Artikull
Zëvendësministri i mbrojtjes në detyrë Jordan Bozhilov:
Nuk ka plane për të rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Mërkurë 6 Maj 2026 15:44
Mërkurë, 6 Maj 2026, 15:44
Zëvendësministri i mbrojtjes në detyrë Jordan Bozhilov
FOTO: Georgi Nallbantov
Madhësia e shkronjave
Rivendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk është në axhendë, tha për BNR-në zëvendësministri i mbrojtjes në detyrë Jordan Bozhillov. "Ende kemi probleme me rekrutimin e njerëzve, dhe pajisjet duhet të menaxhohen nga njerëz të aftë dhe të arsimuar. Kemi një numër të vogël kandidatësh për shërbim në ushtri, rreth 20% e disa strukturave kanë vende të lira. Shumë nga kandidatët braktisin shërbimin ushtarak për arsye fizike", pranoi Bozhillov.
Sfidat kryesore me të cilat përballet Ushtria Bullgare janë ruajtja e aftësive ekzistuese, mbikëqyrja intensive, kryerja e patrullave, gatishmëria për reagim dhe zotërimi i platformave të reja, tha për BNR-në shefi i Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, gjatë festimeve të 6 majit në Sofje.
"Po mendojmë për mbikëqyrjen satelitore. Dronët kanë qenë në Ushtrinë Bullgare që nga viti 2020. Ne punojmë me kompani bullgare - testojmë si gjatë ushtrimeve, ashtu edhe në terrene speciale stërvitore, mbështetemi te përvoja nga NATO, Ukraina dhe BE", tha Admirali Eftimov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva