SPORT

Artikull

Vesella Leçeva është zyrtarisht kryetare e Komitetit Olimpik Bullgar

Mërkurë, 6 Maj 2026, 16:38

Vesella Leçeva

Vesella Leçeva

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Stefka Kostadinova i dorëzoi pushtetin në Komitetin Olimpik Bullgar Vesella Leçevës më shumë se një vit pasi humbi zgjedhjet për postin e kryetares në Asamblenë e Përgjithshme. Të dyja zhvilluan një takim pune, në të cilin ish-rekordmenja botërore në kërcimin së larti i dorëzoi zyrtarisht autorizimin me të cilin Leçeva të ushtrojë detyrën deri në marrjen formale të postit. 

Kryetarja e re e kishte propozuar këtë zgjidhje që muaj më parë, kur u bë e qartë se procedura po vonohej për shkak të ankesave gjyqësore kundër vendimit të Asamblesë së Përgjithshme. Atëherë Kostadinova deklaroi se do të priste vendimet e gjykatës. Mospërputhjet nuk u reflektuan në pjesëmarrjen bullgare në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano–Cortina, ku Leçeva ishte udhëheqëse e delegacionit pasi ishte njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. 

“Ky shembull nuk duhet të përsëritet nga organizatat sportive”, apeloi Leçeva.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva