SPORT

Artikull

Në Burgas kanë mbërritur pjesëmarrësit e Giro d'Italia

Mërkurë, 6 Maj 2026, 17:24

Në Burgas kanë mbërritur pjesëmarrësit e Giro d'Italia

FOTO: Bashkia e Burgasit

Madhësia e shkronjave

Në Burgas, me një ceremoni zyrtare në Teatrin Veror, po prezantohen të gjitha skuadrat dhe pjesëmarrësit në turin çiklistik “Giro d'Italia“. Për herë të parë në historinë 109‑vjeçare të turit, Bullgaria ka privilegjin të jetë vendi pritës i tre etapave të para të garës. Ceremonia transmetohet drejtpërdrejt në “Eurosport 1“ për miliona shikues. Në shfaqjen mbresëlënëse marrin pjesë ansambli folklorik “Stranxha“, trioja “Déjà vu“ dhe klubet e akrobatikës në Burgas.

Më 8 maj rreth orës 13:00, në televizione të rreth 200 shteteve në mbarë botën dhe në dhjetëra gjuhë do të dëgjohet: “Përshëndetje nga Bullgaria dhe nga qyteti i Nesebrit në Detin e Zi!”. Dhjetë minuta para orës 14:00, në Qytetin e Vjetër të Nesebrit do të jetë starti i “Giro d'Italia“, një nga tre garat më të mëdha botërore të çiklizmit.

Pritet që mbi 100 milionë shikues të ndjekin etapat në qytetet bullgare dhe të shohin klipet promovuese nga Burgasi, Veliko Tërnovo, Plovdivi dhe Sofja, njoftoi Ministria e Turizmit. Përveç kësaj, pritet ardhja e mbi 100 000 turistëve të huaj posaçërisht për garën.

FOTO: Bashkia e Burgasit

Bullgaria është shteti i 16‑të që pret etapa të “Giro d'Italia“. Herën e fundit kolona kaloi nëpër Shqipëri. Para kësaj, xhiroja është pritur nga Holanda – 3 herë, Belgjika – 2 herë, San Marino, Monako, Vatikani, Greqia, Danimarka, Britania e Madhe, Izraeli dhe Hungaria.


Më shumë për Giro d’Italia mund të mësoni nga publikimi ynë i mëngjesit më 7 maj.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva