LAJME

Artikull

Qarkullim normal në të gjitha pikat kufitare

Enjte, 7 Maj 2026, 10:16

Qarkullim normal në të gjitha pikat kufitare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare dhe pikat e kontrollit me shtetet fqinje është normal, njoftuan nga Policia Kufitare e Bullgarisë lidhur me lëvizjen në kufijtë bullgarë mëngjesin e sotëm.  Në pikën kufitare Ruse – Gjurgju po kryhen punime riparimi në segmentin bullgar të urës dhe qarkullimi është i rregulluar. Në kufirin me Greqinë, automjetet deri në 3.5 tonë kalojnë edhe në pikat kufitare Rudozem, Zllatograd, Makaza dhe Ivajllovgrad, ndërsa përmes pikave kufitare Ilinden, Kulata dhe Kapitan Petko Vojvoda kalojnë automjete të lehta, autobusë dhe mjete të transportit të mallrave.

Gjashtëdhjetë e një zjarre u shuan gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan nga Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Ekipet zjarrfikëse reaguan ndaj 94 sinjaleve për incidente, ndërsa nuk ka qytetarë të lënduar apo viktima.qa


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova