EKONOMI

Artikull

Në Silistra u vu në funksion një nga parqet diellore më të mëdha në vend

Enjte, 7 Maj 2026, 11:09

Në Silistra u vu në funksion një nga parqet diellore më të mëdha në vend

FOTO: Nezabravka Kirova

Madhësia e shkronjave

Në Silistra filloi së funksionuari një nga parqet diellore më të mëdha në Bulgaria, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare, Nezabravka Kirova. Parku u ndërtua në territorin e ish-aeroportit pranë fshatit Polkovnik Lambrinovo. Parku diellor “Shën Gjergji” shtrihet në 165 hektarë, përfshin 400 mijë panele dhe ka një fuqi prej 225 megavatësh, duke prodhuar energji elektrike të barabartë me rreth 13% të prodhimit aktual diellor në vend. “Përveç kësaj, ne kemi një nga bateritë më të mëdha për ruajtjen e energjisë elektrike, gjë që na lejon të furnizojmë me energji edhe kur nuk ka diell”, tha Martin Langam, drejtor operativ i kompanisë energjetike çeke Rizolve Energy. Pritet që rreth 20 persona të angazhohen në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e sistemeve. Gjithashtu u krijua një akademi trajnimi për specialistë të energjisë diellore në rajon. Martin Langam theksoi se parku diellor nuk paraqet rrezik për komunitetin lokal dhe mjedisin, pasi teknologjia nuk ka ndikim negativ, por shndërron energjinë diellore në energji elektrike. Ai shtoi se projekti do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillimi profesional për banorët e zonës.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova