LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 8 majin 2026

Mot i freskët me reshje afatshkurtra

Enjte, 7 Maj 2026, 19:35

Parashikimi i motit për 8 majin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës, vranësira do të jetë e copëzuar dhe në disa zona do të ketë reshje të përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja–juglindja.

Të premten, vranësira do të shtohet dhe kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje afatshkurtra, ndërsa në disa rajone ato do të jenë me intensitet më të lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja–juglindja, e cila në gjysmën perëndimore të vendit do të ndryshojë drejtim dhe do të fryjë nga perëndimi–veriperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë midis 10° dhe 15°, në Sofje rreth 10°, ndërsa ato maksimale midis 21° dhe 26°, në Sofje rreth 21°.

Në zonat malore vranësira do të jetë e konsiderueshme, ndërsa pasdite priten reshje afatshkurtra shiu.Do të fryjë erë nga veriperëndimi, mesatare përkohësisht deri e fortë, e cila më pas do të ndryshojë drejtim nga jugu–jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 16°, ndërsa në 2000 m rreth 9°.

Në bregdetin e Detit të Zi vranësira do të jetë e copëzuar, më shpesh e konsiderueshme. Do të fryjë erë deri mesatare nga lindja–juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 18°. Temperatura e ujit të detit është 13°–14°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova