LAJME

Artikull

Bullgaria i ka paraqitur KE-së një plan për të braktisur gazin rus

Enjte, 7 Maj 2026, 14:17

Bullgaria i ka paraqitur KE-së një plan për të braktisur gazin rus

FOTO: me.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria i ka paraqitur zyrtarisht Komisionit Evropian planin e saj kombëtar për diversifikimin e furnizimeve me gaz natyror, në përputhje me rregullat e reja të BE-së për ndërprerjen graduale të importeve të gazit rus. Dokumenti paraqet strategjinë e vendit për të garantuar sigurinë energjetike përmes burimeve alternative, rrugëve të reja dhe infrastrukturës së modernizuar.

Plani parashikon zhvillimin e Korridorit Vertikal të Gazit, zgjerimin e ndërlidhjeve të gazit dhe një rritje të kapacitetit të objektit nëntokësor të magazinimit të gazit Çiren. Ai gjithashtu përqendrohet në aksesin në tregjet ndërkombëtare për gazin natyror të lëngshëm (LNG).

"Duke përgatitur planin, ne kemi demonstruar një pozicion proaktiv, duke kontribuar në zbatimin e qëllimit të përbashkët evropian të pavarësisë dhe qëndrueshmërisë energjetike", tha Ministri i Energjisë Trajço Trajkov. Sipas tij, dokumenti përforcon rolin udhëheqës të vendit në garantimin e sigurisë energjetike për ekonomitë dhe qytetarët e Kontinentit të Vjetër.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva