Artikull
Kryeministri teknik: Kolegët treguan problemet dhe fajtorët me emër
Enjte 7 Maj 2026 16:25
Enjte, 7 Maj 2026, 16:25
Andrej Gjurov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në ditën kur pritet që “Bullgaria Progresive” t’ia paraqesë mandatin presidentes Ilijana Jotova, kryeministri teknik Andrej Gjurov, në kuadër të mbledhjes së fundit të kabinetit të tij, u falënderoi ministrave për punën e bërë. Ai theksoi se kolegët e tij “nuk i lanë duart me konstatime, por hynë në baltën e vendimeve; treguan problemet, por edhe i quajtën fajtorët me emër”, ndërsa shteti është ruajtur “i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe i mbrojtur”, njofton BTA.
Kryeministri teknik theksoi se qeveria ka arritur të thyejë omertën në sistemin gjyqësor, për çka ai falënderoi zëvendëskryeministrin. Sipas tij, u bë e qartë sa e thellë ishte heshtja, sidomos sot, kur omerta politike është si beton.
Gjurov shprehu shpresën se kontrollet pas tij nuk do të përfshijnë vetëm dy muajt e shkurtër të qeverisë teknike, por edhe modelin 20‑vjeçar të varësive.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva