Premte 8 Maj 2026 09:55
Premte, 8 Maj 2026, 09:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Mbrëmjen e 7 majit, në sallën “Tician” në Venecia u hap pavijoni bullgar në edicionin e 61-të të Bienales së Venecias. Bullgaria merr pjesë në forumin, i cili do të zhvillohet nga 9 maji deri më 22 nëntor, me projektin “Federata e praktikave minoritare”, vepër e piktoeve Veneta Androva, Geri Georgieva, Maria Nallbantova dhe Rajna Teneva, me kuratore Martina Jordanova. Komisare e pjesëmarrjes bullgare është Desisllava Dimova.
Projekti përfshin katër filma, të cilët përmes qasjeve të ndryshme artistike trajtohen tema si identiteti digjital, dezinformimi, lidhja mes punës dhe dhunës, si edhe kujdesi ndaj mjedisit. Ekspozita është ndërtuar si një mjedis ndërveprues me elemente të lojës kompjuterike, e cila aktivizon përmbajtjen e filmave përmes pjesëmarrjes së publikut, bëjnë të ditur organizatorët.
Edicioni i sivjetshëm i Bienales së Venecias do të jetë ndryshe nga të gjitha edicionet e mëparshme. Për herë të parë në historinë mbi 120-vjeçare të forumit, aktiviteti mbeti pa juri, pasi anëtarët e saj dhanë dorëheqjen për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë dhe Izraelit. Pas largimit të jurisë, organizatorët njoftuan themelimin e çmimeve të reja “Luani i vizitorëve”, për të cilat do të votojë publiku.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova