LAJME

Artikull

Instituti Kombëtar i Statistikave:

41.4% e bullgarëve jetojnë në 8 rajone

Premte, 8 Maj 2026, 15:32

41.4% e bullgarëve jetojnë në 8 rajone

FOTO: Visit Varna

Madhësia e shkronjave

Mbi 41.4% e popullsisë së Bullgarisë jeton vetëm në 8 nga gjithsej 28 rajone, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për fundin e vitit 2025. Më i madhi mbetet Sofja (kryeqyteti) me mbi 1.3 milion banorë. Përveç saj, edhe 7 rajone të tjera në vend kanë popullsi mbi 100 000 banorë – Plovdivi, Varna, Burgasi, Stara Zagora, Ruse, Sliveni dhe Pleveni.

Instituti Kombëtar i Statistikave raporton gjithashtu një boshatisje të thelluar të disa pjesëve të vendit. Në fund të vitit 2025 në Bullgari ka 192 vendbanime pa asnjë banor, shumica prej tyre në rajonet Veliko Tërnovo dhe Gabrovo. Edhe 1 280 fshatra (ose 24.4% e vendbanimeve) kanë popullsi midis 1 dhe 49 banorësh.

Popullsia totale e vendit është 6 437 360 banorë, të shpërndarë në 28 rajone, 265 komuna dhe 5 256 vendbanime.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva