Artikull
Ministri i Ekonomisë me masa kundër inflacionit dhe mbështetje për prodhuesit
Premte 8 Maj 2026 16:38
Premte, 8 Maj 2026, 16:38
FOTO: Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë
Madhësia e shkronjave
Ministri i ri i Ekonomisë, Investimeve dhe Industrisë, Aleksandër Pulev, mori simbolikisht detyrën nga paraardhësja e tij Irina Shtonova. Ndër detyrat e tij kryesore, ai përshkroi një paketë iniciativash legjislative që synojnë kontrollin e inflacionit dhe forcimin e kontrollit mbi praktikat e padrejta tregtare. Pulev tregoi se po përgatitet gjithashtu një paketë masash në sektorët e energjisë dhe karburantit, e zhvilluar në koordinim me autoritetet rregullatore, organizatat e punëdhënësve dhe strukturat e industrisë, me qëllim kufizimin e goditjeve inflacioniste. Ndër prioritetet e tij është një rishikim gjithëpërfshirës i aktiviteteve të ndërmarrjeve publike, agjencive dhe strukturave, që synojnë vendosjen e efikasitetit dhe kufizimin e abuzimeve.
Sipas Pulev, politikat mbulojnë të gjithë ekosistemin ekonomik, përfshirë bujqësinë. Është planifikuar gjithashtu një koordinim më i mirë i instrumenteve shtetërore në mbështetje të prodhuesve bullgarë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva