Premte 8 Maj 2026 20:35
Premte, 8 Maj 2026, 20:35
FOTO: BNT - arkiv
Madhësia e shkronjave
Presidentja Ilijana Jotova do të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Bashkimit Evropian para institucionit presidencial me rastin e Ditës së Evropës. Para ceremonisë, e cila është planifikuar për 9 maj në orën 10:00, presidentja dhe komandantja e përgjithshme do të pranojë rojën e nderit të Gardës Kombëtare, njoftoi shërbimi për shtyp i presidencës.
Më herët gjatë ditës – në orën 9:00 – Ilijana Jotova do të vendosë lule para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në nder të ushtarëve bullgarë të rënë në luftën kundër nazizmit.
Për Ditën e Evropës, rrugët e Sofjes do të gjallërohen edhe me një paradë çiklistike, ku kryetari i bashkisë Vasill Terziev, ambasadorë të vendeve të BE‑së dhe qytetarë do të ngasin biçikleta krah për krah me një mesazh për unitet dhe lëvizje. Para Pallatit Kombëtar të Kulturës do të vendoset “Fshati Evropian” – një hapësirë për takime, shije, ide dhe frymëzim. Muzika do të jetë gjithashtu kudo, me pjesëmarrjen e No More, Many More, Veniamin, Dara Ekimova dhe Elizabet, njofton faqja e Bashkisë së Sofjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva