Artikull
PB nuk do të ndryshojë marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Ukrainës
Hënë 11 Maj 2026 08:52
Hënë, 11 Maj 2026, 08:52
Petër Vitanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Kryetari i grupit parlamentar të Bullgarisë Progresive (PB), Petër Vitanov, hodhi poshtë krahasimet sipas të cilave Rumen Radev ka ngjashmëri me ish‑kryeministrin hungarez Viktor Orbán. “Nuk mund të bëhet paralelizëm midis Viktor Orbanit dhe Rumen Radevit; më tepër ka një paralelizëm midis Péter Magyar dhe Radevit. Shoqëritë në të dyja vendet kërkonin një ndryshim rrënjësor në qeverisje”, shpjegoi Vitanov për “Nova Televizija”.
Ai komentoi edhe marrëveshjen 10‑vjeçare me Ukrainën, të cilën e nënshkroi qeveria teknike e Andrej Gjurov. “Nuk nevojitet ratifikim i marrëveshjes, duke pasur parasysh specifikën e saj, sepse nuk është një traktat ndërkombëtar”, theksoi kryetari i grupit parlamentar të PB-së në pushtet. “Në fund të fundit, marrëveshja nuk është gjerësisht detyruese. Është një Memorandum Mirëkuptimi. Është e vështirë të bëhet diçka konkrete mbi të”, sqaroi Petër Vitanov.
Bullgaria dhe Ukraina nënshkruan më 30 prill 2026 një marrëveshje 10‑vjeçare të mbrojtjes, që përfshin prodhimin e përbashkët të dronëve dhe llojeve të tjera të armëve në territorin e të dyja vendeve. Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës në Kiev të kryeministrit teknik Andrej Gjurov, kujton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva