LAJME

Artikull

Intensiv është trafiku i kamionëve në kufirin drejt Turqisë

Hënë, 11 Maj 2026, 09:49

Intensiv është trafiku i kamionëve në kufirin drejt Turqisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

I ngarkuar është qarkullimi për kamionët në pikën kufitare “Kapitan Andreevo në drejtim të Turqisë, njoftoi Policia Kufitare. Trafiku në fillim të javës së punës është normal në pikat dhe kalimet e tjera kufitare drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Rumanisë. Në kalimin kufitar Ruse–Giurgiu po kryhen punime riparimi në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub. Qarkullimi rregullohet dhe lejohet vetëm në një korsi.

Një person ka humbur jetën dhe 19 janë plagosur në 15 aksidente të rënda gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi "Policia Rrugore". Që nga fillimi i muajit në vend kanë ndodhur 156 aksidente të rëndësishme rrugore, ku kanë humbur jetën 13 persona dhe 187 janë plagosur. Që nga fillimi i vitit, në 1867 aksidente kanë humbur jetën 141 persona dhe janë plagosur 2322 të tjerë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva