LAJME

Artikull

Propozohet regjistrim i përshpejtuar për punëtorët sezonalë të huaj

Hënë, 11 Maj 2026, 10:53

Propozohet regjistrim i përshpejtuar për punëtorët sezonalë të huaj

FOTO: BNR - arkiv

Madhësia e shkronjave

Mundësia për të shkurtuar afatin e regjistrimit për punë sezonale deri në 90 ditë në Bullgari për të huajt — nga dhjetë ditët aktuale në tre ditë pune — parashikohet në një projekt‑vendim qeveritar të publikuar për konsultim publik.

Të dhënat tregojnë se gjatë pesë viteve të fundit ka një rritje të qëndrueshme të numrit të shtetasve të vendeve të treta që kanë marrë akses në tregun bullgar të punës pikërisht përmes punësimit sezonal të siguruar. 

Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, gjatë tre viteve të fundit regjistrimet për punësim sezonal deri në 90 ditë kanë qenë mbi 75 000, ndërsa vetëm në vitin 2025 ato kanë qenë 19 000 — gati dyfish më shumë krahasuar me vitin 2024, kur kanë qenë 10 400. 

Përveç shkurtimit të afateve të regjistrimit, parashikohet edhe heqja e kërkesës për paraqitjen e kopjeve të dokumenteve të identitetit, si dhe digjitalizimi i procedurave dhe decentralizimi i tyre përmes përfshirjes së strukturave territoriale të agjencisë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva