Artikull
Parashikimi i motit për 12 maj 2026
Në 19 rajone të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore është shpallur kod i verdhë për reshje
Hënë 11 Maj 2026 19:30
Hënë, 11 Maj 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 15°. Për Sofjen pritet të jenë 11°. Gjatë ditës do të ketë edhe orë me diell, por do të zhvillohen vranësira me re. Rreth dhe pas mesditës në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra, herë pas here intensive, të shoqëruara me vetëtima. Do të ketë edhe breshër. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga perëndimi–jugperëndimi, ndërsa gjatë stuhive me vetëtima përkohësisht do të forcohet dhe do të ndryshojë drejtimin. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 deri në 27°. Në kryeqytet rreth 23°.
Në bregdet do të jetë ngrohtë dhe me vranësira. Pasdite në disa zona do të ketë reshje, lokalisht edhe intensive. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 25°. Temperatura e ujit të detit është rreth 14–15°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male do të zhvillohen vranësira me re të dendura dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, të shoqëruara me vetëtima. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi–jugperëndimi, ndërsa në majat e larta – e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 15°, ndërsa në 2000 m rreth 9°.
Të mërkurën, me forcimin e erës nga veriperëndimi, do të depërtojë ajër relativisht i ftohtë. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh të dendura; në disa zona, kryesisht në rajonet lindore dhe malore, do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të ulen me 5–6 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva