Artikull
Për presidenten, çmimet nuk janë normale në një vend që prodhon ushqime bazë
Hënë 11 Maj 2026 15:19
Hënë, 11 Maj 2026, 15:19
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Detyra e parë e qeverisë është të paraqesë të dhënat reale mbi inflacionin. Kjo u komentua për gazetarët në Veliko Tërnovo nga presidentja Ilijana Jotova. Nuk kemi nevojë të mashtrojmë veten, le ta shohim të vërtetën ashtu siç është, komentoi Jotova dhe theksoi se ka masa që qeveria mund të marrë tani për të kontrolluar çmimet.
Sezoni i frutave dhe perimeve po fillon dhe masat e para duhet të lidhen me këtë, sepse nuk është normale në një vend që prodhon, çmimet e perimeve dhe frutave bazë të jenë astronomike, shtoi ajo.
E pyetur se cilat masa afatshkurtra dëshiron të shohë në vend të parë, Jotova u përgjigj se ato duhet të lidhen me ndalimin e inflacionit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva