Artikull
U shkatërrua një skemë për phishing masiv me ndihmën e IA
Hënë 11 Maj 2026 15:35
Hënë, 11 Maj 2026, 15:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (GDBOP) dhe prokuroria goditën një skemë për phishing masiv me ndihmën e inteligjencës artificiale, përmes së cilës dhjetëra mijëra qytetarë bullgarë kanë marrë mesazhe, kryesisht përmes aplikacioneve të bisedës, në emër të institucioneve shtetërore, kompanive postare dhe organizatave qeveritare. Në mesazhe, viktimat e mundshme janë nxitur të vendosin të dhënat e kartave të tyre bankare dhe kodet SMS për konfirmim. Kjo u bë e ditur në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Qarkut të Sofjes dhe GDBOP, e publikuar nga BTA. Pas marrjes së të dhënave, mashtruesit i shtonin kartat në një portofol virtual dhe kryenin blerje të pajisjeve të shtrenjta dhe arit, furnizonin llogari në kazino online dhe blinin substanca narkotike.
Gjatë aksionit u arrestuan dy persona që dërgonin mesazhet përmes një platforme aziatike. Për rastin u identifikuan dhjetëra viktima, ndërsa dëmet e shkaktuara deri tani variojnë nga disa qindra deri në disa mijëra euro, njoftoi gazetari Daniell Inkov.
Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar u bën thirrje qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur marrin mesazhe me lidhje për pagesa.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova