MUZIKË

Artikull

Anton Kotas sheh drejt yjeve në këngën e tij të re “A do të arrij në parajsë”

Martë, 12 Maj 2026, 05:40

Anton Kotas sheh drejt yjeve në këngën e tij të re “A do të arrij në parajsë”

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

Vetëm nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme, Anton Kotas jo vetëm që sheh drejt yjeve, por ecën me guxim në rrugën e tij drejt tyre: përveç prodhimeve hollivudiane ku merr pjesë si aktor, në ndarjen e sivjetme të çmimeve të klasifikimit muzikor “BNR Top 20” fitoi çmimin e publikut, ndërsa pak ditë më parë publikoi edhe mini albumin e tij debutues. Pjesë e tij është edhe kënga më e re “A do të arrij në parajsë”, e krijuar sërish në bashkëpunim me kitaristin, autor të këngëve dhe producent muzikor Angell Djullgerov. Ata e përshkruajnë këngën e tyre të katërt të përbashkët si një ndërthurje të muzikës pop, bluz dhe gospel (muzikës shpirtërore), të frymëzuar nga besimi te një fillim i ri dhe nga forca për të ruajtur të mirën brenda vetes, pavarësisht presionit të rrethanave. Antoni shton:

“E quajtëm “A do të arrij në parajsë”, sepse më pëlqeu shumë kjo simbolikë e parajsës – ajo në asnjë mënyrë nuk është fetare, më tepër parajsa është një gjendje shpirtërore. Një gjendje e njeriut në të cilën ai ndihet i plotë, i dashur dhe vetë dashuron – kjo është parajsa. Vetë kënga është si një dialog i brendshëm i një njeriu që ka humbur mes kujtimit dhe realitetit dhe përpiqet të gjejë rrugën e duhur. Përpiqet të ngrihet në këmbë, edhe pse krahët nuk i binden më, tashmë janë të pafuqishëm – por ai gjithsesi këndon se krahët do ta gjejnë sërish forcën.”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova