SHOQËRI

Artikull

Mitropoliti grek Amfilohij ndalon liturgjinë në gjuhën bullgare në Edrene

Hënë, 11 Maj 2026, 17:39

Kisha bullgare “Shën Gjergji” në Edrene

Kisha bullgare “Shën Gjergji” në Edrene

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Mitropoliti grek Amfilohij shkaktoi një skandal në Kishën Bullgare “Shën Gjergji” në Edrene, pasi dërgoi dy priftërinj dhe urdhëroi që liturgjia e 6 majit, me rastin e festës së kishës, të shërbehej në gjuhën greke në vend të bullgarishtes, njoftoi BGNEС.Për liturgjinë festive në kishë u mblodhën shumë të krishterë ortodoksë bullgarë. Këshilli i Fondacionit të Kishave Ortodokse të Ekzarkisë Bullgare në Stamboll refuzoi ta pranojë ndryshimin dhe e anuloi liturgjinë, ndërsa në kishë u lexua vetëm një lutje. Ajo u udhëhoq nga prifti Haralampij Niçev, klerik i komunitetit ortodoks bullgar në Stamboll.

“Mosmarrëveshjet me mitropolitin Amfilohij dhe komunitetin bullgar, pasi në Edrene kryesisht bullgarë shkojnë për t’u falur, vazhdojnë prej një kohe të gjatë. Këto probleme janë të njohura si për këshillin kishtar, ashtu edhe për fondacionin që kujdeset për kishat në Stamboll dhe Edrene. Ato janë të njohura edhe për Patrikanën e Kostandinopojës, si edhe për ne…”, deklaroi patriku Daniill për BNT. Ai shtoi: “Unë personalisht nuk mund ta kuptoj pse ndodh kjo… Çfarë problemi ka kur kanë ardhur aty 150 besimtarë bullgarë, që të lejohet shërbimi i liturgjisë në gjuhën bullgare?”


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova