Artikull
Ministrja e re e jashtme u bëri thirrje Shkupit të përshpejtojë negociatat me BE
Martë 12 Maj 2026 09:16
Martë, 12 Maj 2026, 09:16
Ministrja Velisllava Petrova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministrja e Jashtme Velisllava
Petrova i bëri thirrje homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski,
që vendi të shfrytëzojë dritaren e zgjerimit të BE‑së, e cila do të hapet në
vitet e ardhshme për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Nëse Shkupi e humb këtë
mundësi, sipas Petrovës, mund të dalë i humbur. Të dy kanë biseduar gjatë një
mëngjesi joformal në Bruksel, në kuadër të takimit për Ballkanin Perëndimor.
“Bullgaria ka një qëndrim të qartë, i cili që nga viti 2022 nuk është më një çështje dypalëshe, por një çështje diskutimi midis BE‑së dhe shtetit kandidat. Sot ky qëndrim u ripohua. Jam e kënaqur që kjo është një nga çështjet për të cilat ne kemi një konsensus të gjerë politik në Bullgari dhe këtë ia thashë edhe partnerëve tanë nga Maqedonia e Veriut”, transmeton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva