LAJME

Artikull

Kalimi përmes kufijve është pa probleme

Martë, 12 Maj 2026, 09:54

Kalimi përmes kufijve është pa probleme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Lëvizja e automjeteve nëpër pikat dhe kalimet kufitare të vendit është normale, njoftoi Policia Kufitare. Në pikën kufitare me Rumaninë, Ruse – Giurgiu, po kryhet një remont i madh në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub. Lëvizja rregullohet në një korsi, kujton Policia Kufitare. 

Deri më 14 maj, lëvizja në rrugën kryesore I‑1 midis Simitlit dhe Kresnës duhet të bëhet me kujdes të shtuar për shkak të punimeve të pjesshme të asfaltit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Riparimi do të kryhet në segmentin nga kilometri 373 deri në 400 gjatë pjesës së ditësme dritë. 

26 persona janë plagosur në 22 aksidente në vend gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit në vend kanë ndodhur 177 aksidente, ku kanë humbur jetën 14 persona dhe 217 janë plagosur. Që nga fillimi i vitit kanë ndodhur 1889 incidente rrugore me 141 të vdekur dhe 2348 të plagosur.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva