Artikull
Kryeministri Rumen Radev është i ftuar për vizita në një sërë shtetesh të BE‑së
Martë 12 Maj 2026 11:06
Martë, 12 Maj 2026, 11:06
Velislava Petrova
FOTO: bntnews.bg
Madhësia e shkronjave
Vizita e parë pune jashtë
vendit e kryeministrit Rumen Radev do të jetë në Berlin, njoftoi ministrja e jashtme
Velisllava Petrova para gazetarëve bullgarë në Bruksel, në kuadër të takimit të
ministrave të jashtëm të BE‑së, transmeton BTA.
“Kemi konfirmim dhe ftesë
nga kancelari Friedrich Merz, dhe vizita e parë jashtë vendit pritet të jetë në
Berlin”, tha ministrja. “Mendoj se është e rëndësishme të tregojmë se me
partnerët tanë kyç, si Gjermania, mund të zhvillojmë një politikë aktive. Në
këtë rast kjo lidhet edhe me ftesat që i janë bërë kryeministrit.”
Gjatë javës së parë pas
marrjes së detyrës, ai ka marrë gjithashtu ftesa nga kryeministrja Giorgia
Meloni, presidenti Emmanuel Macron dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio
Costa. “Po përpiqemi të gjejmë mënyrën më të mirë për t’i organizuar të gjitha këto
mundësi. Mesazhi është i qartë — nuk mendoj se ka aq shumë rëndësi se cili
shtet do të jetë i pari”, shtoi Petrova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva