Artikull
Parashikimi i motit për 13 maj 2026
Për 20 rajone është shpallur kod i verdhë për erë të fortë, moti do të freskohet
Martë 12 Maj 2026 19:30
Martë, 12 Maj 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë mes 7 dhe 12°. Në Sofje pritet të jenë 8°. Gjatë ditës, në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë me erë. Në Bullgarinë Veriore dhe në pjesën perëndimore të ultësirës së Trakisë së Epërme do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme. Pasdite mbi rajonet jugore do të zhvillohen vranësira. Në disa zona do të ketë reshje të shkurtra, lokalisht intensive, të shoqëruara me vetëtima. Do të ketë kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 22°. Në kryeqytet - rreth 16°.
Në bregdet moti do të jetë i ngrohtë dhe me vranësira. Në mëngjes janë të mundshme reshje të dobëta. Temperaturat maksimale do të jenë 18–20°. Uji i detit është rreth 15–16°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme. Pasdite mbi zonën Rilla–Rodope, Stranxha dhe Sakar do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me vetëtima; mbi 1800 metra reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e fortë dhe e ashpër nga perëndimi-veriperëndimi. Me të do të depërtojë ajër i ftohtë dhe temperaturat ditore do të ulen. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 10°, në 2000 m rreth 2°.
Të enjten era do të dobësohet dhe do të kthehet nga verilindja. Vranësirat do të mbeten të shpeshta. Reshje të shkurtra do të ketë në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva