Artikull
Pas gjysmë shekulli film bullgar garon për “Palmën e Artë” në Kanë
Martë 12 Maj 2026 13:07
Martë, 12 Maj 2026, 13:07
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Aventura e ëndërruar” –
një rrëfim për arkeologen bullgare Veska, e cila përfshihet në krime pranë
kufirit në Svilengrad – është një film i regjisores gjermane Valeska Grisebach. Ajo e
përshkruan subjektin si një jehonë të viteve ’90, megjithëse ngjarjet
zhvillohen në ditët e sotme. “Aventura e ëndërruar” është filmi i dytë i
Grisebach i xhiruar në Bullgari, pas “Western” (2017), i cili gjithashtu u
shfaq në Kanë, por në programin “Un Certain Regard” (“Një shikim i veçantë”).
I xhiruar në fshatin
Matoçina, pranë kështjellës mesjetare Bukelon dhe një varreze misterioze
trakase, me aktorë bullgarë dhe në gjuhën bullgare, filmi do të garojë për
“Palmën e Artë”. Për herë të fundit një film bullgar ka marrë pjesë në garën
kryesore në Kanë në vitin 1972, kur u shfaq filmi “Fjala e fundit” i Binka Zheljazkova.
FOTO: BNR
Festivali i madh në Rivierën Franceze hapet më 13 maj, dhe mes pretendentëve për çmimet janë regjisorë të njohur si Pedro Almodóvar, Pawel Pawlikowski, Andrey Zvyagintsev, László Nemes dhe Asghar Farhadi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva