Artikull
DB: Nuk do t’u sigurojmë heshtje të rehatshme qeveritarëve
Martë 12 Maj 2026 15:14
Martë, 12 Maj 2026, 15:14
Nadezhda Jordanova
FOTO: Savina Spasova
Madhësia e shkronjave
“Do të jemi një opozitë konstruktive, por nuk do të heshtim dhe nuk do t’u sigurojmë qeveritarëve një qetësi të rehatshme. Do të ndjekim me kujdes çdo hap, çdo veprim dhe çdo propozim, dhe do të kritikojmë sa herë që shohim arsye për shqetësim. Do të propozojmë zgjidhje dhe do të zhvillojmë dialog konstruktiv.” Kështu deklaroi për BNR-në Nadezhda Jordanova, kryetare e grupit parlamentar të partisë opozitare “Bullgaria Demokratike” në Kuvendin e 52-të Popullor. Ajo kritikoi ministrin e ri të drejtësisë, Nikollaj Najdenov, për mungesën e qëndrimeve publike lidhur me çështje të rëndësishme për sistemin e drejtësisë. Dje, nga “Bullgaria Progresive” u paraqitën ndryshime në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor, të lidhura me zgjedhjen e ardhshme të Këshillit të ri të Lartë Gjyqësor. Nga “Bullgaria Demokratike” deklaruan se do t’i mbështesin këto ndryshime në leximin e parë si shenjë e një dialogu konstruktiv parlamentar, por theksuan gjithashtu se projekt-ndryshimet kanë mangësi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova