SHOQËRI

Artikull

Mësues nga Bullgaria, Rumania dhe Serbia në Lojërat Olimpike në Plovdiv

Mërkurë, 13 Maj 2026, 04:55

Mësues nga Bullgaria, Rumania dhe Serbia në Lojërat Olimpike në Plovdiv

FOTO: Shoqata “BG Bëhu Aktiv”

Madhësia e shkronjave

Më 13 maj, Plovdivi do të jetë mikpritës i Lojërave Olimpike Kombëtare për mësues – një ngjarje që vë në qendër të vëmendjes stilin aktiv të jetesës, punën në ekip dhe rolin e mësuesve si frymëzues të zakoneve të shëndetshme te fëmijët dhe të rinjtë. Veprimtaria do të mbahet në Qendrën Rinore të Plovdivit dhe është pjesë e MOVE Month – “Muaji i Lëvizjes”, i koordinuar nga organizata “BG Bëhu Aktiv”, në mbështetje të kandidaturës së Plovdivit për Kryeqytet Evropian të Sportit 2028.

Në këtë iniciativë do të marrin pjesë ekipe mësuesish nga Bullgaria, Rumania dhe Serbia, të cilët do të kalojnë nëpër një seri lojërash stafetore argëtuese dhe dinamike, që nxisin lëvizjen, bashkëpunimin dhe atmosferën pozitive në komunitetin shkollor. Lojërat Olimpike synojnë të tregojnë se mësuesit aktivë janë një faktor kyç për ndërtimin e shkollave aktive dhe të një mjedisi më të shëndetshëm për nxënësit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova