Artikull
Ekspozitë në Sofje kujton “njeriun pa kokë” – Mister Senko
Mërkurë 13 Maj 2026 05:25
Mërkurë, 13 Maj 2026, 05:25
FOTO: organizatorët
Madhësia e shkronjave
Më 13 maj, në hapësirën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK), në “Kino & Bar Cabana”, do të hapet një ekspozitë kushtuar iluzionistit legjendar bullgar Mister Senko, i lindur me emrin Evstati Hristov Karajonçev (1905–1987). Ekspozita përmban afishe të vjetër të iluzionistit, të vënë në dispozicion nga gazetari Dragomir Draganov. Ekspozita mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes dhe mund të vizitohet deri më 27 maj, thuhet në një njoftim për mediat nga agjencia e reklamave “8pm”.
Vetëm dy ditë pas hapjes, më 15 maj, në kinema del filmi “Semka, film për Mister Senko”, me regji të Stanisllav Todorov – Rogi. Filmi u realizua me rastin e 120-vjetorit të lindjes së iluzionistit, i cili u shënua në vitin 2025.
Mister Senko arriti një karrierë të jashtëzakonshme krijuese. Iluzioni me të cilin ai fitoi famë botërore dhe impresionoi edhe Hollywood-in ishte “Heqja e kokës”. Me këtë numër, Mister Senko u nderua me çmimin special të Shoqatës Amerikane të Iluzionistëve (1961, shteti Indiana). Iluzione të tjera të tij të njohura janë “Karrigia elektrike” dhe “Sharrimi i një gruaje me sharrë rrethore”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova