Artikull
Burgasi ka potencialin të shndërrohet në një qendër për taksi ajrore
Martë 12 Maj 2026 18:24
Martë, 12 Maj 2026, 18:24
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Burgasi ka potencialin të shndërrohet në një qendër për taksi ajrore, dronë transportues dhe mjete të tjera fluturuese pa pilot. Këtë e deklaroi kryetari i Shoqatës së Industrisë Aeronautike Bullgare (ABAI), Todor Ivanxhikov, gjatë edicionit të pestë të Forumit Ndërkombëtar për Lidhshmërinë e Transportit Ajror dhe Turizmin në Burgas, raportoi BTA. Sipas Ivanxhikovit, qyteti ka një sërë përparësish për zhvillimin e lëvizshmërisë ajrore urbane – një sektor që përfshin taksi ajrore, dronë transportues dhe sisteme të tjera pa pilot. Ai njoftoi se disa muaj më parë Shoqata e Industrisë Aeronautike Bullgare i dërgoi një letër kryetarit të bashkisë së Burgasit, Dimitar Nikollov, në të cilën propozohet që ish-aeroporti ushtarak Ravnec të shfrytëzohet si një qendër testimi për mjete fluturuese pa pilot. Sipas tij, afërsia e Burgasit me detin përbën një avantazh të rëndësishëm, pasi mundëson teste në një mjedis real, larg bregut dhe me një shkallë më të lartë sigurie.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova