LAJME

Artikull

Qeveria e re nis punën me ndryshime në përbërje

Mërkurë, 13 Maj 2026, 09:06

Qeveria e re nis punën me ndryshime në përbërje

FOTO: BТА

Madhësia e shkronjave

Sot, më 13 maj, mbahet mbledhja e parë e qeverisë së Rumen Radevit. Në rendin e ditës janë ndryshime në përbërje që lidhen me punën e ardhshme të kabinetit të ri, përfshirë shkarkimin dhe emërimin e prefektëve të qarqeve, rregulloren e organizimit të brendshëm dhe zgjedhjen e një zëvendëskryetari të ri të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare të Bullgarisë (DANS). Sipas rregullit, si përfaqësues të pushtetit ekzekutiv në nivel vendor, prefektët e qarqeve zëvendësohen me çdo qeveri të re. Sa i përket ndryshimeve në rregulloren e organizimit të punës së Këshillit të Ministrave dhe administratës së tij, ato kryhen në përputhje me strukturën aktuale të qeverisë, numrin e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe ministrive. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave do të përcaktohet se cili nga zëvendëskryeministrat do të kryesojë Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh dhe cilët do të jenë përfaqësuesit e shtetit në organin këshillimor për dialogun me punëdhënësit dhe sindikatat.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova