KULTURË

Artikull

Gazetare e Radio Bullgarisë në dokumentar për bullgarët në Shqipëri

Premte, 28 Korrik 2023, 07:20

Bojko Vasilev dhe Kostandina Belo në Radion Kombëtare Bullgare

Bojko Vasilev dhe Kostandina Belo në Radion Kombëtare Bullgare

FOTO: Krasimir Martinov

Madhësia e shkronjave

Kolegia e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë, Kostandina Raqi Bello, është një nga personazhet kryesore në filmin e gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT), Bojko Vasilev, “Kushërinjtë. Zëra nga Shqipëria”. Filmi dokumentar është pjesë e rubrikës “Në kuadër” të televizionit publik. Bojko Vasilev dhe operatori Mihail Vrabçev takohen me njerëz të ndryshëm që mishërojnë lidhjen me Bullgarinë.

Pamje nga filmi në fshatin Vrëbnik

Pamje nga filmi në fshatin Vrëbnik

FOTO: BNT

Për shembull, Kostandina – gjyshja e Kostandinës sonë – gjatë gjithë jetës fliste vetëm gjuhën e saj amtare, bullgarishten, megjithëse Bullgarinë e kishte parë vetëm në moshë të rritur. Djali i saj, Raqi, u diplomua në Bllagoevgrad dhe sot studion dhe jep mësim në gjuhën bullgare dhe shqipe. Mbesa e saj gjithashtu ndjek studimet në Bullgari përkthen lajmet nga bullgarishtja në shqip dhe i lexon në Radio Bullgari.

Familja Bello është pjesë e minoritetit bullgar në Shqipëri. Të folurit e tyre ruan gjurmë të kohës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij.

 

Bojko Vasilev dhe Kostandina Belo në Radion Kombëtare Bullgare

Bojko Vasilev dhe Kostandina Belo në Radion Kombëtare Bullgare

FOTO: Krasimir Martinov

22-vjeçarja Kostandina Bello lindi në qytetin e Bllagoevgrad. Prej disa vitesh merret profesionalisht me përkthimin nga dhe në gjuhën shqipe. Është fituese e disa çmimeve për përkthimin e poezisë, dhe vepër e saj është përkthimi në shqip i romanit “Kënga e bilbilit” nga Stefan Ivanov. Kostandina ka përvojë edhe si spikere lajmesh në gjuhën bullgare në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo aktualisht studion drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nga nëntori 2022 është pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë.

 

 

Premiera e filmit me pjesëmarrjen e koleges Kostandina Bello është sonte, më 28 korrik, në orën 22:00 (me orën bullgare), në Televizionin Kombëtar Bullgar.

 

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova