LAJME

Artikull

Kalimi në pikat kufitare është normal

Mërkurë, 13 Maj 2026, 09:56

Kalimi në pikat kufitare është normal

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në kalimet kufitare dhe në pikat e kontrollit me shtetet fqinje po zhvillohet pa vështirësi. Sipas informacionit nga faqja e Drejtorisë së Përgjithshme “Policia Kufitare” – Ministria e Brendshme, deri në orën 06:00, në të gjitha pikat kufitare me Turqinë qarkullimi është normal.

Në kufirin me Greqinë, në pikat “Rudozem”, “Zllatograd”, “Makaza” dhe “Ivajllovgrad” kalojnë vetura dhe minibusë deri në 3.5 ton, ndërsa në “Kullata”, “Ilinden” dhe “Kapitan Petko Vojvoda” kalojnë vetura, autobusë dhe automjete të rënda.

Në pikat kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Serbinë, qarkullimi gjithashtu është normal.

Këtë mëngjes, në pjesën bullgare të urës Ruse – Gjurgevo, në kufirin me Rumaninë, po kryhen punime mirëmbajtjeje dhe qarkullimi po rregullohet.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova